Botë
Prishtinë, interpelancë për Gjykatën Speciale
27.03.2015 15:01
Sot fillon interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, lidhur me themelimin e Gjykatës Kushtetuese...

Lajmi është postuar edhe në faqen e internetit të Kuvendit të Kosovës, ku thuhet se kjo interpelancë e kryeministrit Mustafa bëhet “për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, të propozuar nga GPVV”.
Partitë opozitare në Kosovë e kanë kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate. Ato kanë thënë se do të votojnë kundër ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës, që do të mundësonte themelimin e gjykatës e cila do të merret me hetimin e pretendimeve të dala nga raporti i Dick Martit në Këshillin e Evropës.
Për miratimin e amendamenteve kushtetuese në lidhje me Gjykatën Speciale, Kuvendi i Kosovës duhet të sigurojë 80 vota për, si dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave.
