Parashikimi i motit
05.01.2024 09:28
Moti sot në vendin tonë...

Moti sot në vendin tonë do të jetë pjesërisht i vranët, nëpër lugina me mjegull, ndërsa pasdite vranësira do të rritet. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë kryesisht mot me mjegull, ndërsa rreth mesditës mjegulla pjesërisht do të zvogëlohet.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.
