Tejkalimi i pragut të alarmit për ndotjen e ajrit, ndërpritet në Shkup e Strumicë

05.01.2024 10:07

Në Shkup dhe Strumicë nuk vlejnë më rekomandimet....

Në Shkup dhe Strumicë nuk vlejnë më rekomandimet kundër ndotjes së ajrit. Përqendrimi i grimcave PM 10 është nën pragun e përcaktuar  prej 150 mikrogramësh për metër kub, informon Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Sipas të dhënave të  Sistemit të  Monitorimit  Shtetëror të realizuar më 4 janar 2024, përqendrimet mesatare ditore të PM 10 janë nën kufirin e përcaktuar prej 150 mikrogramë për metër kub dhe episodi për  tejkalim të pragut të alarmit për grimcat PM 10 u ndërpre në Shkup dhe Strumicë. Me këtë ndërpriten masat dhe rekomandimet për tejkalimin e pragut të alarmit.”, thuhet në njoftim.