Incidenti në “Navigacionin e Maqedonisë”, Qeveria paralajmëron shkarkim të udhëheqësish

05.01.2024 10:32

Kryeministri Dimitar Kovaçevski...

Qeveria paralajmëroi se kryeministri Kovaçevski do t'i bëjë thirrje Prokurorisë Publike, Zyrës Shtetërore të Revizionit, Zyrës Shtetërore të Auditimit, Policisë Financiare dhe organeve ndërkombëtare të kontrollit të trafikut ajror që të bëjnë revizion të plotë  të punës së deritanishme  të “Navigacionit të Maqedonisë”.

Katër personat e përfshirë në sulm janë thirrur në stacion policor.

Më herët një grup personash kanë hyrë në ambientet ku kryhet kontrolli ajror dhe në momentin kur rreth 70 avionë ishin duke fluturuar.

Ata fillimisht kanë sulmuar verbalisht e më pas fizikisht disa nga punonjësit. Rasti është raportuar në polici dhe për momentin pjesëtarët e MPB-së po bëjnë sigurimin e objektit. Katër personat e përfshirë në sulmin ndaj punonjësve të “Navigacionit të Maqedonisë”  janë thirrur në komisariat.

Rastit i kanë paraprirë dorëheqjet masive në kontrollin e trafikut ajror pas punësimeve të fundit në “Navigacionin e Maqedonisë”.

Prokuroria Themelore pret kallëzimin nga MPB-ja

Sindikata kërkoi që Prokuroria të nisë një procedurë dhe të hetojë presionet e ushtruara ndaj kontrollorëve. Ndërkohë, “Prokuroria Themelore Publike në Shkup gjatë ditës pret kallëzim penal nga MPB-ja dhe për procedurën e mëtutjeshme do ta informojë opinionin publik.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.