Pika kufitare në Merdar, lirohen personat që sulmuan policinë
05.01.2024 12:15
Personat që sulmuan policinë në Merdar...

Personat që sulmuan policinë në Merdar lirohen në procedurë të rregullt. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten në afërsi të kufirit Merdar, Podujevë.
Tutje në raport bëhet e ditur se pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë.
“Lidhur me rastin situata është vënë nën kontroll dhe personat e dyshuar, dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor.”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
