Tensione të larta në Azi, dy Koretë shkëmbejnë zjarr në ishujt kufitar

05.01.2024 11:11

Në Azi një vatër e re konflikti duket se po lind...

Në Azi një vatër e re konflikti duket se po lind, pasi tensionet midis dy Koreve janë rritur në këtë fillim të vitit. Kjo vjen  pas sulmeve të artilerisë së Veriut komunist në Detin e Verdhë.

Shkëmbimi i zjarrit mes dy Koreve është i pari tension real që nga nëntori i vitit 2023, kur të dy vendet u tërhoqën nga një marrëveshje për të shmangur incidentet ushtarake, e cila kishte zgjatur që nga viti 2018.

Para se të kundërpërgjigjej me zjarr, Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se breshëritë e artilerisë së Veriut i kërkoi Penianit të ndalonte, duke paralajmëruar se Seuli do të marrë masat e duhura.

Ndërkohë, vlen të theksohet se tensionet u nxitën gjithashtu nga fjala e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili gjatë një vizite në një fabrikë armësh bëri thirrje për rritjen e prodhimit të raketave.