Botë

Korea e Veriut, hedh predha pranë kufirit detar me Korenë e jugut

05.01.2024 13:33

Korea e Veriut ka hedhur të premten më shumë se 200 predha artilerie pranë kufirit të tensionuar detar me Korenë e Jugut....

Korea e Veriut ka hedhur të premten më shumë se 200 predha artilerie pranë kufirit të tensionuar detar me Korenë e Jugut. Në përgjigje të zjarrit të Koresë së Veriut, ushtria e Koresë së Jugut kreu stërvitje “të përshtatshme” artilerie, tha Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi. Zjarri i Koresë së Veriut nuk ka shkaktuar dëme civile apo ushtarake ndërkaq banorët e dy ishujve të Koresë së Jugut janë urdhëruar të kërkonin strehim. Korea e Jugut e ka quajtur këtë një akt provokues.
 
“Gjuajtja artilerike në zonën e ndaluar në bregun perëndimor është provokim që kërcënon paqen dhe rrit tensionin në Gadishullin korean, ndërkaq Korea e Veriut është përgjegjëse e vetme për këtë. E ndjekim situatën në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në dhe do të ndërmarrim masa adekuate.”, - deklaroi zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm i Koresë së Jugut, Li Sung.
 
Stërvitja detare e Koresë së Veriut pranë kufirit shkel marrëveshjen e vitit 2018. Kjo marrëveshje mandaton Seulin dhe Phenianin t’i japin fund stërvitjeve me municione të drejtpërdrejta dhe vëzhgimit ajror në zonat e ndalimit të fluturimeve dhe zonat mbrojtëse që ata kanë krijuar përgjatë kufirit. Marrëveshja, megjithatë, është në rrezik të prishjes pasi dy vendet filluan të përplasen pas lëshimit të parë të suksesshëm të satelitit përgjues ushtarak të Koresë së Veriut në nëntor.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU