Maqedoni

MMJPH: Pezullohet pragu i alarmit të ndotjes të lartë

05.01.2024 14:26

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes një komunikate për mediat kanë informuar...

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes një komunikate për mediat kanë informuar se masat dhe rekomandimet për tejkalimin e pragut të alarmit të ndotjes janë pezulluar në Shkup dhe Strumicë. 
 
“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bën me dije se sipas të dhënave nga Sistemi i Monitorimit Automatik Shtetëror më 4 janar, përqendrimet mesatare ditore të PM 10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 150 mikrogrameve në një metër kub dhe episodi me tejkalim të pragut të alarmit për PM 10. Grimcat janë ndalur në Shkup dhe Strumicë, prandaj masat dhe rekomandimet për tejkalimin e pragut të alarmit pezullohen.”, thuhet në komunikatën e MMJPH-së. 
 
Nga ana tjetër, Inspektorati Shtetëror për mjedisin jetësor ka bërë të ditur se pragu i lejuar i ndotjes së ajrit në vend për disa ditë me radhë, respektivisht nga data 29 dhjetor deri më 3 janar e ka tejkaluar pragun e lejuar dhe se sistemi shtetëror i monitorimit automatik për ajrin e ambientit në disa raste në vend ka tejkaluar pragun e alarmimit për ambientin më të ndotur.
 
“Inspektorati Shtetëror për mjedisin jetësor do të reagojë çdo herë vetëm pas paralajmërimeve të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Ministria e informon Inspektoratin për tejkalimin e pragut të alarmimit dhe kjo bëhet kur të kemi materiale të shumta të ndotjes, ku kemi tejkalim të vlerave të 150 mikrograme në një metër kub.”, - theksoi Sreten Stojkovski nga ISHMJ-ja.
 
Stojkovski po ashtu ka bërë të ditur se edhe në raste kur kompanitë më të mëdha si “Cementara” dhe “MAK STIL” nuk kanë punuar, ndotja ka qenë e lartë, që tregon se amvisëritë janë ndotësit kryesor. Nga Inspektorati informojnë se kanë dërguar dy padi penale ndaj dy subjekteve juridike, njëra ka të bëjë për kompanitë “Recikël Eko Star” dhe “Satus” për hedhjen e mbeturinave të rrezikshme, të cilat janë hedhur në lokacionin Orman. Dhe tjetra ndaj autorit të panjohur, i cili në lokacionin afër liqenit të Strugës ka hedhur sasi të madhe të dheut.     
 
FITIM KRYEZIU