Maqedoni

Nurhan Izairi prezantoi planet për zvogëlimin e gazrave të dëmshme

27.03.2015 15:18

FORUMI RINOR - 25.03.2015Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi...

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, ka prezantuar aksionet e Maqedonisë për të ulur emetimet e gazrave të qelqta dhe për ballafaqimin me ndryshimet klimatike në takimin e përfaqësuesve të lartë të shteteve anëtare të Sekretariatit ECO të vendeve të Ballkanit dhe të organizatave ndërkombëtare, që u mbajt në Safranbolu të Turqisë.
 
Sipas ministrit Izairi, të gjitha masat që lidhen me ndryshimet klimatike duhet të orientohen drejt zhvillimit të qëndrueshëm si destinacion përfundimtar.
 
“Detyrimet tona duhet të merren seriozisht dhe të veprojmë si individualisht ashtu edhe kolektivisht, të planifikojmë me kujdes dhe të përcaktojmë kursin më të mirë të veprimit për të reduktuar emetimet dhe të aftësohemi ndaj ndryshimeve klimatike, me çka do t'i bëjmë vendet tona më rezistente në aspektin e klimës. Me këtë fazë të re të bashkëpunimit ndërkombëtar për ndryshimet klimatike duhet të japim kontribut përmes realizimit të aksioneve, që do të rezultojnë me zvogëlimit e vërtetë të emetimeve dhe masave përkatëse për riaftësim dhe përmes punës së përbashkët të arrijmë ardhmëri të fuqishme dhe të qëndrueshme ekonomike, klimatike dhe fleksibile”- ka theksuar ministri, Nurhan Izairi.
 
Qëllimi i takimit është përmirësimi i agjendës rajonale për seancën e 21 të Konferencës së Palëve (COP) të Konventës Kornizë për Ndryshimet Klimatike të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në dhjetor të vitit 2015 në Paris.
 
ERSAN PAJAZITI