Denveri fiton përballjen e kampionëve

05.01.2024 15:27

Në ligën më të fortë në botë të basketonollit (NBA), janë zhvilluar vetëm dy ndeshje. Kampionët e Denver...

Në ligën më të fortë në botë të basketonollit (NBA), janë zhvilluar vetëm dy ndeshje. Kampionët e Denver fituan 130-127 ndaj Golden State, në një sfidë të ekuilibruar dhe spektakolare deri në fund. Nikola Jokic realizoi 34 pikë e 10 asist për Denver, mbështetur edhe nga Gordon me 30 pikë.
 
Në kahun tjetër, Stehen Curry realizoi 30 pikë, të pamjaftueshme për të fituar sfidën. Jashtë fushe fiton skuadra e Milwaukee, që mundi 125-121 San Antonio. Mbrëmje magjike për Antetokounmpo, autor i 44 pikëve e 14 rebound. Mirë u paraqit edhe Lillard me 25 pikë, ndërsa për Spurs nuk mjaftuan 34 pikët e Vasseell dhe 27 të Wembanyama.