Jeton Beqiri është trajneri i ri i Shkëndijës
05.01.2024 15:29
Jeton Beqiri është trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës. “Kuqezinjtë”...

Jeton Beqiri është trajneri i ri i Shkëndijës së Tetovës. “Kuqezinjtë”, kanë vendosur të rikthejë në stol 41 vjeçarin, pas largimit të shqkupjanit Ardian Nuhiut. Në listën e kandidatëve apo dëshirës se drejtuesve të Shkëndijës, ishte edhe Orges Shehi, që firmosi me Partizanin e Tiranës. Beqiri zbarkon në Tiranë, nga aventura në Arabinë Saudite, ku për një vit e gjysmë ishte trajneri i Al Jabalain, ekip që militon në ligën e dytë. Kjo do jetë përvoja e tij e tretë te Shkëndija, pas sezoneve 2014-15 dhe 2016-17, ku ishte angazhuar si ndihmëstrajner por edhe trajner i ekipit të pare.
“Të jesh trajner i Shkëndijës është privilegj dhe kënaqësi shumë e madhe, por në të njejtën kohë është edhe përgjegjësi dhe një sfidë e imja personale. Për këtë pjesë dua të falenderoj kryesinë e klubit dhe pronarët për besimin e dhënë, duke shpresuar që në fund edhe rezultatet të na japin të drejtë dhe të realizojmë objektivat”, deklaroi Jeton Beqiri pasi firmosi kontratën me kuqezinjtë.
Beqiri ka përvojë si trajner edhe në skuadrat tjera në futbollin vendor si :- Struga TL. Renova, Gostivari e Drita. Trajneri 41 – vjeçar, më herët si trajner apo ndihmës ka qenë I ulur në pankinat e dy skuadrave shqiptare Flamurtarin dhe Bylisin.
