Broja bie në radarin e Milanit

05.01.2024 15:32

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares dhe Chelseat është dëshirë e shumë klubeve....

Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares dhe Chelseat është dëshirë e shumë klubeve. Pasi dështoi kalimi i tij te Benfica, në mënyrë që Blutë e Londrës të merrnin mbrojtësin Antonio Silva, tanimë Milani po mendon për 22-vjeçarin.
 
Në të përditshmen "Gazzetta dello Sport", emri i Brojës është përmendur sërish. Prestigjozja italiane rendit nevojën e Milanit për një sulmues, duke u rikthyer në verën e 2023, kur edhe Broja ishte dëshirë. Tanimë i rikuperuar dhe pa shumë minuta, emri i tij është sërish i lakuar në "Milanello", duke rivalizuar me Moratën, Scamacan apo Mehdi Taremin e Jonathan David. Për Brojën janë të interesuara edhe Ëest Ham edhe Fulham në Premier League, me sulmuesin që duhet të vendosë nëse do largohet nga Chelsea këtë dritare transferimesh.