Botë
Zelenski: Ukrainës i nevojitet forcimi i mbrojtjes ajrore
05.01.2024 15:41
Derisa Ukraina vazhdon për çdo ditë të jetë në shënjestrën e sulmeve ajrore ruse, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski....

Derisa Ukraina vazhdon për çdo ditë të jetë në shënjestrën e sulmeve ajrore ruse, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka kërkuar nga aleatët ndihmë shtesë për mbrojtjen kundërajrore. Kjo, sipas Zelenskit, është prioritet numër një për vendin e tij.
“Mbrojtësit e shtetit tonë në qiell, bëjnë gjithçka që është e mundur në ajër, për ta mbrojtur shtetin. Tërë ekipi i diplomatëve tanë dhe përfaqësuesit tanë jashtë vendit po bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar dërgesë shtesë të sistemeve për mbrojtje kundërajrore dhe proektil. Kjo është prioritet numër një, nënkuptohet si edhe pakot e reja për përkrahjen e forcave tona.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Civilët po vdesin nga të dyja anët. Pesë ditë pas sulmit ukrainas në qytetin kufitar rus të Belgorodit, banorët janë në zi.
“Aty ishte një trup, aty ishte i dyti dhe në trotuar ishte një i ri.”, - tha një banor i Belgorodit.
“Vrasës!!! Ata po vrasin civilë, ata vranë një nënë të re pikërisht para meje.”, - tha një banor tjetër.
Hakmarrja ruse nuk bën dallim mes objektivave ushtarake dhe civile, thonë Kombet e Bashkuara.
“Sulmet dhe armiqësitë vazhdojnë. Qyteti Kropivnitski në qendër të Ukrainës u granatua, banorët janë pa ujë dhe energji elektrike. Sulmet shkatërruan shtëpi dhe shkolla në rajonin Sumi në veri të vendit, pati viktima dhe të plagosur. Gjatë muajit të fundit të vitit, 10 objekte shëndetësore dhe tetë shkolla janë shkatërruar.”, - u shpreh ndihmës zëdhënësja e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Stefani Tremblej.
ShBA: Rusia përdor raketa balistike nga Korea Veriore
Ndërkohë ShBA-ja ka akuzuar Rusinë se ka përdorur raketa balistike dhe raketahedhësve të furnizuara nga Korea e Veriut në luftën kundër Ukrainës. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Xhon Kirbi e quajti atë një “përshkallëzim të rëndësishëm dhe shqetësues” në lidhje me mbështetjen e Penianit për Rusinë.
Ai tha se ShBA-ja do ta ngritë çështjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do të vendosë sanksione shtesë ndaj atyre që punojnë për të lehtësuar transferimet e armëve. Deri tani Moska ka mohuar ndonjë bashkëpunim të tillë. Disa orë pasi Shtëpia e Bardhë bëri akuzat, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, bëri thirrje që të rritet prodhimi i raketahedhësve. Edhe Mbretëria e Bashkuar e “dënon fuqishëm” përdorimin e raketave balistike nga Rusia me burim nga Korea e Veriut në Ukrainë.
FITORE DEMOLLI
