Maqedoni

Ndodhitë në M-NAV, Qeveria propozon shkarkimin e bordit drejtues

05.01.2024 15:55

Pas ndodhive në M-NAV, ku u njoftua për sulm verbal dhe fizik ndaj të punësuarve...

Pas ndodhive në M-NAV, ku u njoftua për sulm verbal dhe fizik ndaj të punësuarve, Qeveria ka marrë vendim që të propozojë shkarkimin e drejtuesve të këtij institucioni dhe të fillojnë hetime për punën e deritanishme në ShA M-NAV. 
 
“Të martën, 09.01.2024, do të propozohen dhe miratohen disa vendime për zgjidhjen e situatës ekzistuese: të shkarkohet e gjithë menaxhmenti dhe të gjithë anëtarët e bordit drejtues, si dhe të hapet një procedurë urgjente për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të menaxhmentit dhe bordit drejtues në një proces publik, transparent dhe të përcaktuar me ligj.”, bëjnë të ditur nga Qeveria. 
 
Hamidi: Ishte vetëm konflikt mes dy kolegëve 
 
Nga ana tjetër, sipas drejtorit të M-NAV-it, Fahrudin Hamidi, nuk bëhet fjalë për sulm ndaj të punësuarve, por konflikt mes dy personave. 
 
“Definitivisht ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme dhe ajo nuk ka guxuar që të ndodhë, por bëhet fjalë për një konflikt mes dy personave që njihen për më tepër se 20 vite. Së bashku kanë qenë në shkollim.”, - deklaroi drejtori i Këshillit Drejtues të M-NAV-it, Fahrudin Hamidi.
 
Tasevski: Kërkojmë zbardhje të rastit
 
Ndërkohë Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror kërkojnë nga organet e rendit që të ndërmerren masa urgjente. 
 
“Kërkojmë nga MPB-ja t’i locojë, t’i zbulojë të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje të pakëndshme dhe të ngritë procedura dhe të hetojë nëse ata persona kanë ardhur prej jashtë dhe të cilëve nuk u lejohet të hyjnë, të hetohet se a u kanë ndihmuar persona që kanë qenë të punësuar në M-NAV.”, - theksoi kryetari i Sindikatës së M-NAV-it, Aleksandar Tasevski.
 
Nga Prokuroria Publike informojnë se po ndërmerren veprime për zbardhjen e rastit.
 
“Prokuroria Themelore Publike - Shkup gjatë ditës pret kallëzim penal nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa për procedurën e mëtutjeshme në mënyrë përkatëse do ta informojë opinionin.”, thonë nga press shërbimi i PP-së.
 
MPB: Personat e përfshirë po merren në pyetje 
 
Nga MPB-ja konfirmojnë se katër të përfshirët në këtë incident janë marrë në pyetje.
 
“Në stacion policor janë katër persona të involvuar në sulmin ndaj të punësuarve në M-NAV dhe me ta po kryhen biseda zyrtare, pas çka në koordinim me Prokurorinë Publike do të ndërmerren veprime adekuate. Gjithashtu po ndërmerren masa për gjetjen e personave tjerë. Përndryshe MPB-ja do të sigurojë objektin e M- NAV-it gjatë periudhës së ardhshme.”, - u shpreh Toni Trajkovski nga MPB-ja.
 
Reagojnë partitë politike opozitare
 
Për rastin në fjalë, me reagime edhe Lidhja Demokratike dhe VMRO-DPMNE-ja, të cilat kanë kërkuar nga organet e rendit dhe Prokuroria që të angazhohen për zbardhjen e rastit. Incidenti ka ndodhur pas Konferencës për media të cilën e ka mbajtur kryetari i Sindikatës, Antonio Tasevski. 
 
ERSAN PAJAZITI