Botë

Berisha në arrest shtëpie, policia kontrollon shtëpinë, nëse po zbaton masën

05.01.2024 16:39

6 ditë nga vendimi i Gjykatës së Posaçme që e vendosi Sali Berishën në arrest shtëpie...

6 ditë nga vendimi i Gjykatës së Posaçme që e vendosi Sali Berishën në arrest shtëpie, policia ka zhvilluar sot një kontroll blic në shtëpinë e tij për të parë nëse ish-kryeministri po e zbaton masën e sigurisë.
Pjesë e grupit të kontrollit ka qenë edhe Erion Ismaili, drejtori i krimit ekonomik në Tiranë.
 
Oficerët kanë qëndruar jo më shumë se 7 minuta në banesën e Berishës, pasi Prokuroria e Posaçme ua ka lënë detyrë policëve që të trokasin në derën e Berishës dhe verifikojnë nëse është aty apo jo.
 
Pas këtij kontrolli, oficerët e policisë do të përgatitni një raport për SPAK-un, ku pritet të përfshijnë fjalimet e Berishës nga dritarja, në shkelje të vendimit të gjykatës.
 
Që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha është i mbyllur në shtëpi me masën “Arrest në burg”, por nuk kanë munguar komunikimet me mbështetësit, ndryshe nga se e parashikon ligji.
 
“Pse kjo luftë kundër demokratëve? Një përgjigje do merrni kudo: fajin e ka Saliu. Por përgjigjen e vërtetë e di çdo shqiptar. Faji i Sali Berishës është se ndërhyri për të shpëtuar opozitën e Shqipërisë kur ajo u kap peng nga Edi Rama. Faji i Sali Berishës është se ndërhyri kur të tjerët donin t’i caktonin asaj kryetarin dhe u tha jo, kreu i PD do përcaktohet përjetë vetëm nga shqiptarët, nga demokratët. Faji i Saliut ishte se denoncoi çdo ditë aferat e shekullit, inceneratorët, sterilizatorët, vjedhjet në Portin e Durrësit, lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarët me bandat, me trafikantët e drogës.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Sali Berisha.
 
Qindra prej tyre mblidhen çdo natë poshtë shtëpisë së liderit demokrat, ndërsa pala mbrojtëse ka ankimuar masën arrest shtëpie, duke kërkuar detyrim paraqitjeje në gjendje të lirë.
 
LULJETA NDOKA