Maqedoni
Ngjarjet në M-NAV, BDI: Institucionet e hetuesisë të zbardhin rastin
05.01.2024 18:00
BDI reagon përmes një kumtese në lidhje me ngjarjet e fundit në M-NAV.....

BDI reagon përmes një kumtese në lidhje me ngjarjet e fundit në M-NAV. Thonë se bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve.
“Bashkimi Demokratik për Integrim, dënon me vendosshmëri çdo formë të dhunës. Siguria e të gjithë qytetarëve është thelbësore për ne. Ngjarjet në M-NAV janë shqetësuese dhe trajtohen nga institucionet e shtetit me seriozitetin më të madh. Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosshmëri. Incidenti që tentohet ti mvishet padrejtësisht BDI-së, është rezultat i marrëdhënieve të cënuara dhe rënduara midis kolegëve në një mjedis pune dhe nuk ka asnjë lidhje të vetme me çështje politike e aq më pak me BDI-në. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje midis kolegëve dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihen padrejtësisht politikat e partisë. Dënojmë tendencën për të përfshirë partinë në vazhdimësi në çdo çështje private ditore. Bashkimi Demokratik për Integrim përsërit qëndrimin për sundimin e ligjit dhe që asnjë nuk është mbi ligjin, por edhe kundërshton gjykimin nga publiku dhe presionin publik mbi institucionet.”, thonë nga BDI.
