Maqedoni

Sh.M. “Arseni Jovkov”, shtohet numri i paraleleve në gjuhën shqipe

27.03.2015 15:59

Shkolla e mesme ekonomike dhe juridike, “Arseni Jovkov”, shënoi 50 vjetorin e themelimit të saj...

Sipas udhëheqësisë së kësaj shkolle, në kontinuitet punohet në avancimin e procesit mësimor dhe ofrimin e kushteve sa më të volitshme.
 
Për shkak të interesimit të madh të nxënësve, këtë vit do të ketë edhe një paralele shtesë me mësim në gjuhën shqipe.
 
“Në këtë shkollë ofrohen dy drejtime, drejtimi ekonomik dhe juridik. Për momentin kemi dhjetë paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe shtatë me mësim në gjuhën shqipe, por për shkak të interesimit të madh, këtë vit do të ketë tetë paralele me mësim në gjuhën maqedonase”- deklaroi drejtoresha e Sh.M. “Arseni Jovkov”, Jovanka Asprovska.
 
“Historiku tregon se në fillim shkolla e mesme ekonomike ka pasur vetën një paralele para 15 viteve, tani funksionojnë shtatë paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe vitin e ardhshëm do të kemi tetë paralele, plus një në shqip”- tha zëvendësdrejtori i Sh.M. “Arseni Jovkov”, Nazmi Rramani.
 
Nxënësit thonë se kjo shkollë ofron drejtime tejet atraktive për tregun e punës.
 
“Ka opsione për ekonomi dhe marketing, që ofron mundësi punësimi”- theksoi një nxënëse.
 
“Nëse kemi ekonomistë të fortë, atëherë edhe shteti do të përparojë. Nëse kemi juristë dhe diplomatë, atëherë edhe drejtësia do të mbizotërojë në shtetin tonë”- u shpreh një nxënës.
 
Kjo shkollë ofron profile tejet atraktive për tregun e punës, andaj ftohen nxënësit që të informohen për drejtimet që do të jenë në dispozicion këtë vit.
 
FLUTURA LATIFI