Maqedoni
Regjim i posaçëm i trafikut, nesër, në Shkup
05.01.2024 18:44
Nesër, nga ora 10:30 minuta, do të jenë të mbyllura rrugët rreth Katedrales "Shën Klimenti i Ohrit"....

Nesër (06.01.2024) në lidhje me ngjarjen e shënimit e festës fetare "Buzmi" në Shkup, nga ora 10:30 minuta deri në përfundimin e ngjarjes, për trafik do të jenë të mbyllura rrugët rreth Katedrales "Shën Klimenti i Ohrit".
Njësiti për Siguri në Komunikaconin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa dhe aktivitete për transferimin e trafikut, si dhe masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët e afërta. SPB Shkup apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë
