Botë

Dy “rivalët” që do të përballen me Putin në zgjedhje

05.01.2024 20:55

Komisioni Qendror Zgjedhor në Rusisë ka regjistruar dy kandidatë të cilët do të rivalizojnë presidentin Vladimir Putin...

Komisioni Qendror Zgjedhor në Rusisë ka regjistruar dy kandidatë të cilët do të rivalizojnë presidentin Vladimir Putin në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 17 mars.
 
Kështu, pas verifikimit të dokumentacionit, KQZ vendoi të pranojë kandidaturat e Leonid Slutskyt, kryetar në komisionin për punë të jashtme në dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë, si dhe të Vladislav Davankovit, nënkryetari i dhomës së ulët të Parlamentit.
 
Rivalët kryesorë të Putinit, Aleksei Navalny dhe Vladimir Kara-Murza, janë duke kryer dënime të rënda me burgim, për të cilat thonë se janë të motivuara politikisht.
 
 
Për Putinin, 71-vjeçar, zgjedhjet janë formalitet, me mbështetje të mediave shtetërore, dhe pothuajse asnjë zë kundërshtar, si dhe burgosje të figurave opozitare.
 
Mbështetësit e Putinit besojnë se ai e ka rikthyer krenarinë kombëtare dhe një pjesë të ndikimit të humbur gjatë shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik.