Maqedoni

Moti në Maqedoninë e Veriut

06.01.2024 12:12

Moti sot pjesërisht i vranët, në disa lugina me kushte për shfaqje të mjegullës...

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor (mbi 60 km/h).

Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6, kurse maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.

Deri të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu që do të jenë më të bollshme (mbi 20 l/m2).

Të dielën gjatë ditës për shkak të zbritjes së masës ajrore të ftohtë, në zonat më të larta reshjet e shiut do të kalojnë në borë, veçanërisht në zonat perëndimore.

Nga e hëna do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore e cila do të shkaktojë ftohje të ndjeshme gjatë javës së ardhshme.