Basketboll
NBA, super Ilyasova, Milwaukee kalon Indianën
27.03.2015 16:03
Paraqitja më e mirë në karrierë e turkut Ersan Ilyasova i mjaftoi Milwaukee-it për të mposhtur Indiana Pacers.
27-vjecari nga Eskisheir realizoi plot 34 pikë në suksesin e Baksave me shifrat 111-107 përballë skuadrës nga Indianapolis.
Por Ilajsova nuk u mjaftua me vetëm 34 pikë pasi ndihmoi Miluaukin edhe me 6 rebound dhe 2 asiste.
Indianës për të evituar disfatën e 41-të sezonale nuk i mjaftoi paraqitja e dyshes Mills-Gjorgj Hill që realizuan sëbashku 50 pikë, ndërkohë Miluauki me këtë fitore konsolidoi pozitat në vendin e 6 të konferencës së Lindjes me 36 suksese dhe po aq humbje.