Maqedoni

Një ditë përpara festës së Krishtlindjes, besimtarët ortodoksë kremtojnë Buzmin

06.01.2024 14:57

Besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoni sot festojnë Buzmin...

Besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoni sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit-Krishtlindjet.Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët me kulaç me para në të dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë.
 
Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje. Kreu i Kishës Ortotokse Maqedonase z.z Stefan përcolli mezazhin e tij.
 
“Festat e Krishtëlindjeve të mos jenë vetëm ditë për pushime, për ahengje familjare dhe shkëmbimin e dhuratave, sepse Krishtëlindjet janë më shumë se kaq. Është dita kur na u zbulua sekreti i fsheur ndër shekuj nga brezat. Ashtu siç tre dijetarët u nisën për tu përulur para foshnjës së bekuar të sapolindur, ashtu edhe ne të shkojmë deri te tempuli i Zotit ku të gjithë së bashku do t’i hapin zemrat tona dhe Zotit do t’i dërgojmë dhurata shpirtërore dhe dashuri ndaj njerëzimit”, theksoi kryetari i KOM-së, zotëri zotër Stefan.