Maqedoni
Kumanovë: Virozat rrisin numrin e thirrjeve në ndihmën e parë
06.01.2024 15:52
Si zakonisht gjatë festave të Vitit të Ri , gjithnjë e më shumë po vërehet rritja e numrit...

Si zakonisht gjatë festave të Vitit të Ri , gjithnjë e më shumë po vërehet rritja e numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjeksore në Ndihmën e Shpejtë në Kumanovë.
Nga ky repart për programin tonë deklaruan se ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i pacientëve të moshave të ndryshme, si fëmijë poashtu të rritur e të moshës së shtyer , madje deri në 30 thirrje në ditë pranojmë për intervenim. Kryesisht bëhet fjalë për pacientë me viroza por edhe sëmundje të ndryshme kronike.
“Gjendja momentale në Ndihmën e Shpejtë në Kumanovë me rritje të dukshme të numrit të thirrjeve dhe intervenimeve që në fakt është gjë normale për këtë periudhë të vitit për shkak të lëvizjes së madhe të njerëzve, qytetarëve. Kryesisht intervenohet tek fëmijët me shenja të virozave dhe rrugët respiratore si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit gjithashtu kemi edhe pacientë me ngërceve në stomak, pastaj pacientë me tension të rritur si dhe sëmundje të ndryshme kronike me crast paraqiten edhe komplikime me infeksione nga virozat e ndryshme. Gjatë ditës kemi nga 20 deri në 30 thirrje që paraqet një rritje të lehtë të thirrjeve. Gjithashtu jemi edhe në periudhë të festave kur edhe kemi lëvizje edhe më të madhe të qytetarëve me cka janë edhe prezente virozat, andaj u rekomandojmë qytetarëve që ti reduktojnë vizitat por edhe të konsumojnë sa më tepër vitamina”, u shpreh dr. Valentina Todorovska, mjeke në ndihmën e shpejtë Kumanovë.
Përpos thirjeve për ndihmë nga sëmundje të ndryshme, thirrje ka edhe nga qytetarë që pësojnë lëndime nga aksidente të ndryshme në trafik.
“Gjithashtu hasim thirrje shtesë nga pjesë të ndryshme të qytetit në raste të aksidenteve të cilat kryesisht shkaktohen mga tejkalimi i shpejtësisë apo komunikacioni i dendur me crastë kemi qytetarë me lëndime në pjesë të ndryshme trupore, andaj u apelojmë qytetarëve që të kenë kujdesë gjatë vozitjes por edhe këmbësorëve gjatë lëvizjes së tyre, gjithashtu vozitësve u rekomandohet që mos të ngasin makinat në gjendje të alkoolizuar”, theksoi Todorovska.
Nga Ndihma e Shpejtë në Kumanovë u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin grumbullimet familjare me qëllim parandalimin e virozave të ndryshme.
FATLUM AQIFI
