Futboll
Shqipëri-Armeni, Xhaka: Kënaqem edhe me një barazim
27.03.2015 16:05
Euforia e tepruar mbetet armiku kryesor i Kombëtares kuqezi në prag të sfidës së "Elbasan Arena" kundër Armenisë...

Euforia e tepruar mbetet armiku kryesor i Kombëtares kuqezi në prag të sfidës së "Elbasan Arena" kundër Armenisë, e cila konsiderohet vendimtare në rrugëtimin e Shqipërisë drejt "Euro 2016".
Opinioni publik është i përgatitur vetëm për fitore përballë kundërshtarit që mbyll renditjen në Grupin I, por në kampin kuqezi Taulant Xhakamerr guximin të thotë se edhe barazimi do të ishte rezultat i mirë për formacionin e De Biasit.
"Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje, ku sigurisht do të kërkojmë fitoren për të rritur shanset tonë për në Europian. Por edhe një barazimnuk do të ishte rezultat i keq për ne, sepse sërish do të kishim shanse për t'u kualifikuar", ka thënë futbollisti i Basel.
Xhaka është i bindur se Arlind Ajeti do të bëjë që të mos ndihet mungesa e Mërgim Mavrajt në qendër të mbrojtjes.
"Arlindi është një mbrojtës i ri dhe shumë i fortë. Unë kam shumë besim tek ai se do ta zëvendësojë më së miri Mavrajn, edhe pse duhet ta pranojmë që ka nevojë për më shumë eksperiencë dhe mund të mësojë nga Mavraj", shtoi ai.
