Maqedoni
Qytetarët: Marrim edhe vet antibiotikë
06.01.2024 16:14
“Aktualisht shum qytetarë janë prekur nga viruset dhe gripi, një pjesë e madhe...

“Aktualisht shum qytetarë janë prekur nga viruset dhe gripi, një pjesë e madhe e të cilëve vendosin që pa konsultim me mjekun të marrin antibiotik. Por mjekët thonë se përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve dëmton shëndetin”.
“Shumë herë ka ndodh ,është pak e dëmshme…mirëpo duke parë se deri sa ta marrësh antibiotikun nëpërmjet mjekut amë bëhët shumë gjatë prandaj njerëzit e vendosin vet në bazë të simptomave që I ka pasë e merr antibotikin sepse derisa të shkon në mjek jo termin etj”, shprehet qytetari.
“Vet jo se kushtojnë shumë”, theksoi qytetari.
“Nuk ka ndodh kurr ,Kam qenë me grip po ska ndodh me marr antibiotikë pa kontrollën e mjekut”, shprehet qytetari.
“Zakonisht mundohem vet në shtëpi të shërohem ,në raste të rralla shkoj në mjek”, theksoi qytetari.
"Shpesh më ndodh nuk kam librezë nuk kam lirim shkoj e marr privat …shtrejt janë kundër rrogës tonë”, shprehet qytetari.
Mjekët: Konsultim para se të merrni antibiotik
Mjekja Ajshe Abazi për tvm2 thotë se pacientët që në simptomet e para kur nuk e ndjejnë veten mirë duhet të bëjnë kontrollë tek mjeku amë, që ai tu caktojë terapinë e duhur sepse marrja e antibiotikëve kokë më vete e humb imunitetin dhe I shkakton dëme organizmit.
“Kemi një keqkuptim me pacientët ,për shkak se ato bëjnë keqpërdorimin e antibiotikëve,marrin në barnatore pacientët antibiotic pa rekomandimin e mjekut ,pa ardh në kontrollë mjekësore .Në fillim të simptomave të gripit nuk duhet të fillojmë me antibiotic por me terapi simptomatike dmth kundër temperaturës ,kundër dhimbjeve për shkak se bëjmë menjëherë ulje të imunitetit dhe fillojnë infeksionet sekondare dmth kemi edhe crregullime të traktit tretës ,për shkak se mirren antibiotikë pa probiotik sepse kemi bakterie të nevojshme që duhet ti kemi në zorrë dhe nga përdorimi I tepërt I antibiotikëve bëjnë shkatërrimin e atyre bakterieve parazitëve të nevojshme për organizmin e njeriut”, theksoi mjekja Ajshe Abazi.
Mjekja Abazi poashtu potencon se më tepër preferojnë të marrin antibiotikë moshat mbi 30 deri në 60 vjeç, ka të rinj që edhe në bazë të nevojës nuk dëshirojnë të marrin antibiotikë për shkaqe të ndryshme.
Abazi thotë se në sezonin e gripeve qytetarët duhet të konsumojnë ushqim të shëndetshëm me vitamina dhe minerale si dhe të kujdesen për higjienën personale.
VLORA LATIFI TOPOJANI
