Maqedoni
Ismet Guri, lëshohet fletarrest
06.01.2024 12:00
Për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Ismet Guri...

Për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Ismet Guri, konfirmojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.
Guri fillimisht ishte në paraburgim dhe më pas në arrest shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore. Ai u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të Drejtorisë së të Hyrave Publike, të dyshuar për mashtrim tatimor.Siç raportojnë një pjesë e mediave, Guri nuk është gjetur nga punonjësit e policisë në adresën ku po vuante arrestin shtëpiak.
Ndaj Ismet Gurit, për asgjësimin e materialit zgjedhor është zhvilluar edhe çështja “Titanik 3”, në të cilën Gjykata, pas një gjykimi të përsëritur vitin e kaluar, i ka dënuar me burgim nga tre vjet e gjashtë muaj.
