Botë

Hungari, dy mërgimtarë kanë vdekur në një aksident

06.01.2024 14:33

Dy mërgimtarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, që ka ndodhur në Hungari...

Dy mërgimtar nga Kosova, Kushtrim Hoxha nga Prizreni e Jetmir Rexhepi nga Rahoveci, vdiqën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në Hungari. Aksidenti ndodhi pasi vetura e viktimave dyshohet se është përplasur me një kamion, kurse lajmin e dhanë familjarët.
 
"Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me  ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim Hoxha dhe  bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë  automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar  dhe  prindër të rinjë”, ka shkruar një familjar në llogarinë e tij në Facebook.Të ndjerët ishin miq dhe lanë pas vetes, njëri vajzën katërmuajshe e tjetri djalin 1 vjeç.