Maqedoni

Ende armosfer festive në Strugë, çka presin struganët nga viti 2024?

06.01.2024 16:36

Atmosfera festive në Strugë ende po vazhdon edhe këtë fundjavë të zgjatur...

Edhe pse shumë mërgimtarë tashmë kanë mbaruar pushimet e tyre dhe janë larguar nga vendlindja, qyteti është ende i gjallëruar me turistët që po qëndrojnë në Strugë.
 
“Kjo fundjavë nuk është si fundjava që lam pas, sepse tashmë shumë mërgimtarë janë larguar drejt vendeve ku ata jetojnë dhe veprojnë. Megjithatë qyteti është ende i gjallëruar nga turistët dhe fundjava e zgjatur. Duke qenë se jemi në javën e parë të vitit të ri, ne i pyetëm qytetarët e Strugës se çka presin nga viti 2024, dhe përgjigja e tyre e përbashkët ishte se presin kushte më të mira për jetesë”.
 
“Shpresoj që të ketë më shumë realizime sa i përket qytetit të Strugës, sepse këtë vit e shohim se infrastruktura në qytet ka qenë shumë e dobët, janë hapur disa rrugë të cilat nuk janë shtruar ende”, shprehet qytetari.
 
“Sa i përket aspektit shoqëror, për qytetin mendoj se nuk bëhet mjaftueshëm, çdo ditë e më shumë dëgjoj njerëz që ikin jo vetëm të rinjë, njerëz me familje, njerëz që kanë qenë të punësuar, pra nuk ikin më njerëzit për të gjet një punë por për kushte më të mira sociale dhe kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi për institucionet që të ndërmarrin diçka, të bëhet diçka reale.”, theksoi qytetari.
 
“Qyteti si qytet ka përparuar për vitin 2023 por qytetarët nuk janë të knaqur për shkak të rrogave, punësimet dobët, rrogat e dobëa. Për vitin 2024 shpresoj se do kemi rroga më të mëdha, penzione më  të mëdha”, shprehet qytetari.
 
Për shkak të festave ortodokse, kjo fundjavë do të jetë e zgjatur. Turistë të shumtë nga Bullgaria, Serbia dhe vende tjera të rajonit kanë vizituar Strugën për festat e fundvitit, pothuajse të gjitha kapacitetet e hoteleve në Liqenin e Ohrit janë të mbushura. Ndërsa deri në fund të janarit pritet që ky sezon dimëror të thyejë rekordin e sezoneve dimërore të 5-6 viteve më parë.
 
ILMIJE ZHAKU