Maqedoni
Ndotja e ajrit, “Aj -Q –ER” regjistroi nivel të lartë të ndotjes
06.01.2024 16:58
Qytetarët e shumë qyteteve të vendit edhe sot u zgjuan në smog dhe mjegull...

Ueb faqja e specializuar për monitorimin e cilësisë së ajrit të kryqyteteve të botës, “Aj -Q -ER” regjistroi nivel të lartë të ndotjes në shumë qytete të vendit, ku kryqyteti u rradhit ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë.
Ministria e Ekologjisë në ndërkohë njoftoi se janë pezulluar masat dhe rekomandimet nga pragu i alarmit për ndotje të lartë të ajrit në Shkup dhe Strumicë edhe pse në orët e para të mëngjesit qytetarët e këtyre dy qyteteve, sipas “Aj -Q -ER”, kanë thirur ajr të ndotur me praninë e grimcave PM-10 me rreth 121 mikrogram në metarë kub, 121 në Berovë, 97.2 në Prilep.
Gjendja më alaramente sa i përket pranisë së grimcave më të rezikshme PM-2.5 është regjistruar në qytetin e Velesit, ku janë matur 117.6 në metar kub.
Megjithëse egzistonë mundësia që gjatë muajit janar dhe shkurt të kemi më shumë ditë me ajr më pak të ndodur. Në parashikimin më detajuar të motit për muajin janar dhe shkurt, Drejtoria e Hidrometorologjike parashikon të mbizotëron mot i ftohtë me reshje më intensive të shiut të shoqeruar me erëra të herëpashershme, gjë e cila, do të ndikojë për t’u pastruar përkohësisht ajrin e ndotur .
“Sa i përket rreshjeve të shiut gjatë muajit janar dhe shkurt ato do të jenë më të dendura krahasuar me mesatarën e 30 viteve të fundit, e cila dikur ka qenë 90 milimetra në metër katëror në Shtip, 110 milimetra në Shkup, 319,4 milimetra në Lazaropole. Pra gjatë muajit janar dhe shkurt rreshjet e dendura do të jenë diçka në formë më intensieve, mirëpo duhet theksuar se ky parashikim i motit në këto momente nuk jep informacione të hollësishme sa i përket të stuhisë së afatëshkurta që mund të ndodhin brnda këtij interval kohorë, siç janë stuhi ekstreme të dëborës dhe reshjeve, apo temperatura ekstreme nën minus gradë celsius”, u shpreh drejtori i drejtorisë Hidrometorologjike, Ivica Todorovski.
Për informacione më të sakta, Drejtoria Hidrometologjike u apelon qytetarëve që të ndjekin parashikimet e rregullta të motit në bazë ditore që po publikohen në ueb faqen e Drejtorisë Hidrometerologjike”.
REXHEP QAMILI
