Botë

Lindja e mesme, përshkallëzohet konflikti

06.01.2024 18:26

Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka lëshuar dhjetëra raketa në veri të Gazës...

Ky sulm  ka qenë një përgjigje ndaj vrasjes së njërit prej udhëheqësve të Hamasit  që besohet se është kryer nga ushtria izraelite Ndërkohë situata në Gaza vijon të jetë katastrofike.
 
Ushtria Izraelite ka vrarë të paktën  22 persona në qytetin verior Khan Younis. Nga ana tjetër Spitali Al Shifa  ka rihapur  sallat e operacionit, ndërsa  ministria e shëndetësisë në Gaza  i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar për pajisjen me ilaçe dhe karburant. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në takimin me kryeministrin libanez Najib Mikati nч Bejrut tha se askush nuk fiton në një konflikt rajonal. 
 
“Ne shohim një përshkallëzim në shkëmbimin e zjarrit midis Libanit dhe Izraelit dhe lufta duhet të shmanget. Askush nuk fiton në konfliktin rajonal dhe unë e informova Izraelin për këtë dhe theksova domosdoshmërinë e punës përmes diplomacisë për t’i dhënë fund konfliktit”, tha Borell.
 
Përshkallëzim vjen në kohën kur sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nisi një tur diplomatik në Lindjen e Mesme.