Botë
Forcat ukrainase, shkatërrojnë një qendër komanduese ruse
06.01.2024 18:48
Forcat Ajrore ukrainase thanë më 6 janar se kanë shkatërruar një qendër komanduese...

Forcat Ajrore ukrainase thanë më 6 janar se kanë shkatërruar një qendër komanduese ruse në bazën ajrore Saki, në Gadishullin e pushtuar të Krimesë. Sulmet, sipas Forcave Ajrore, u kryen gjatë natës. “Të gjitha caqet janë shkatërruar”, tha komandanti i Forcave Ajrore, Mykola Oleshchuk, përmes një postimi në Telegram, duke shtuar se Rusia humbi “edhe një qendër komanduese në Krime”.
Ky pretendim i Ukrainës vjen një ditë pasi Kievi tha se ka kryer një sulm në një qendër komanduese ushtarake ruse dhe në një njësi ushtarake në Krime, duke shkaktuar “dëme serioze” në sistemin mbrojtës të Rusisë.
Nataliya Humenyuk, zëdhënëse e Forcave Jugore Mbrojtëse të Ukrainës, tha më 5 janar se operacione “jashtëzakonisht të fuqishme luftarake” kanë ndodhur më herët gjatë kësaj jave, duke goditur fuqishëm ushtrinë ruse në Krime. Rusia më 6 janar pretendoi se forcat e saj rrëzuan katër raketa ukrainase gjatë natës në Krime.
