Maqedoni

Qytetarët, ndodhë që produktet e blera të janë pa afat

07.01.2024 15:31

Çfarë të hamë për mëngjes, drekë apo darkë...

Ky është shqetësimi me i madh i çdo familjeje në vend për cdo ditë, duke marr parasysh se nese me përzgjedhjen që kemi bërë, kemi paguar,  e kemi siguruar edhe ushqimin e sigurt dhe cilësor.  
 
“Por sa realisht dijmë ne se çfarë ndodh me produktet ushqimore para se të arrijë në raftet e marketeve apo me frutat dhe perimet në tregjet e gjelberta? Kontrollimi i produkteve ushqimore është një proces kompleks dhe i gjatë,  por sa inspektime kryhen në teren dhe në çfarë niveli është cilësia e produkteve ushqimore?"
 
Po të pyesish qytetarët ata do të tregojne se të paktën njëherë në jetë u ka ndodhur që të hasin në produkte jo cilësore ushqimore qoftë të blera në markete ose në tregje. 
 
“Po ka ndodhur edhe ajo që të blejë produkte të prishura,por jo shpesh. Ajo që do të kisha thënë unë është se për atë vlerë të parave  që e paguajmë ushqimin nuk është ajo cilësi që duhet të marrim”, shprehet qytetari.
 
“Po edhe mua më ka ndodhur, zakonisht më shpesh më ka ndodhur nëpër markete”, theksoi qytetari.
 
Organizata e konsumatorëve, brenda një muaji marrim 15 ankesa
 
Në Organizatën e Konsumatorëve për çdo muaj arrijnë dikur rreth 15 ankesa të qytetarëve që kanë të bëjnë për produkte të prishura qoftë për shkak të afatit të skaduar të këtyre produkteve ose për shkak të transportit jo të mirë dhe të sigurt të mallërave.
 
“Në Organizatën e Konsumatorëve brenda muajit ndodh që të kemi rreth 15 ankesa të qyterëve sa i përketë cilësisë së dobët të produkteve të blera ushqimore. Këto vërejtje zakonisht kanë të bëjnë me afatin e skaduar të produkteve ushqimore të cilat qytetarët i kanë blerë, ose produkte të cilat afati i tyre nuk ka skaduar, mirëpo për shkak të transportit jo të mirë dhe të sigurt, produkti  i blerë ka rezultuar si të prishur”, u shpreh Tatjana Tasevska nga organizata e konsumatorëve.
 
Agjencioni për ushqim dhe veterinari, produktet jo cilësore i konfiskojmë
 
Zakonisht produktet e prishura apo me cilësi të dobët mënjëherë zëvendësohen nëpër marketet e mëdha, thonë  nga Organizatën e Konsumatoravë duke theksuar se për të ulur këtë dukuri duhet të shtohn inspektimet në teren.
 
Këtë mendim e ndan edhe zëvendës drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Denis Aliti i cili thotë se inspektorëtvazhdimisht në mënyrë të rregullt dhe të jashtëzakonshme inspektojnë ushqimin në teren.
 
“Inspektorati i Ushqimit dhe Veterinarisë kohëve të fundit ka pasur rreth 17 ankesa ku prej 17 ankesave gjitha i kemi realizuar ku produkti jo cilësor është konfiskuar nga marketet dhe në përputhje të ligjit dhe rregullorës së punës janë marr masa tjera dhe subjektet janë dënuar. Kohëve të fundit kemi shtuar kontrollet e ushqimeve nga shkaku se kemi frekuentimin e mërgimtarëve tani,, por edhe për shkak se kohëve të fudnit janë paraqitur produkte të reja ushqimore dhe kështu që kemi një raport të fundit për muajin e 12 rezulton se kemi shtuar dukshëm kontrolli i ushqimit dhe me cilësin e ushqimit jemi shumë të përmirësuar krahasuar me vitin e kaluar”, theksoi zëvendës drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Denis Aliti.
 
IShS:Vitin e kaluar 7 raste të helmimit nga ushqimi
 
Në rast të paraqitjes së helmimeve masive nga ushqimi që paraprakisht janë denoncuar nga Qendra e Shëndetit Publike, edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor del në teren.Gjatë vitit të kaluar ky inspektorat ka kryer disa kontrolle në teren.
 
“Gjatë vitit 2023 në teritorin e Maqedonisë së Veriut Inspektorati Sanitar Shëndetësor ka vepruar ndaj 7 rasteve të helmimet nga ushqimet, objekte të cilat përkohësisht u mbyllën dhe ndaj dy subjekteve juridike u ngritën kallëzime penale”, thonë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar.
 
Për shkak të festave të fund vitit nga Organizata e Konsumatorëve kanë vërejtur një numër të shtuar të ankesave të qytetarëve saipërketë rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.
 
REXHEP QAMILI