Maqedoni
Partitë e reja dhe migrimi, Ademi: Nuk do të ulin numri i deputetëve shqiptar
07.01.2024 15:53
Themelimi i shumë subjekteve politike shqiptare në vend...

Themelimi i shumë subjekteve politike shqiptare në vend, dhe migrimi edhe në zgejdhjet parlamentare të 8 Majit e aktualizon pyetjen nëse do të ndikojë në zvoglimin e numrit të deputetëve shqiptarë.
Por analsiti politik Visar Ademi, thot se marr parasyshë se migrimi ka prekur të gjitha etnitetet në vend, mund të ulet në përgjithsi numri I votuesve që do të dalin në zgjedhje, por nuk pret uljen e numrit të deputetëve shqiptarë. Modali i dontit e mundëson që pavarësishtë përqindjes së votuesve, numri i deputetëve të ndahet proporcionalishtë në 6 njësi, me nga 20 deputet.
“Nuk mendoj se numri i votuesit shqiptarë do të bie si rezultat i numrit të madhë të subjekteve politike, sepse këtë ia mundëson modeli I dontit I ndarë në 6 njësi zgjedhore, dhe të gjitha abstenimet të cilat I kanë shqiptarët si rezultat I politikave të drejta zhvillimore të shqiptarëve, e bënë që ti kompenzojnë pastaj, kur të vije punë që duhet të shpërndahen ato vota në mes atyreve të cilët kanë fituar më së shumti vota”, u shpreh analisti politik Visar Ademi.
Ademi është i mendimit se modeli i dontit i favorizon partitë e mëdha, të cilave u shkon në favor numri i votave të partive të vogla të cilat nuk marrin deputet. Ndërkohë partite politike në vend kanë nisur kalkulimet e tyre për kualicione parazgjedhore.
LSDM ka ftuar partite politike për krijimin e një fronti pro evropian, duke përfshirë edhe partite shqiptare. Edhe BDI po punon për krijimin e një kualicioni, me partite shqiptare në pushtet, ASH dhe PDSH, por edhe me partite e reja.
Por ASH ende nuk e ka thën fjalën e sajë se si do të del në zgjedhe, pas ka marr ftesë për kualicionim edhe nga blloku i partive opozitare shqiptare. Ndërsa siç dihet Lëvizja Demokratike, Alternative dha Besa kanë krijuar kualicionin opozitar Lidhja Evropiane për Ndryhsim.
FITIM KRYEZIU
