Maqedoni

Të krishterët ortodoksë festojnë lindjen e krishtit-Krishtlindjet

07.01.2024 16:37

Me rastin e Krishtlindjes ortodokse krerët shtetëror dhe politikanët kanë uruar festën...

Me rastin e Krishtlindjes ortodokse krerët shtetëror dhe politikanët kanë uruar festën të gjithë besimtarëve ortodoks duke bërë thirrje që kjo ditë të shërbej për të shtuar respektin mes të gjithë qytetarëve.
 
Presidenti i Shtetit Stevo Pendarovski tha se këtë vit festohet në një kohë të pasigurisë së madhe, frikës dhe vuajtjeve të mëdha njerëzore të shkaktuara nga lufëtrat. Andaj Pendarovski bëri thirrje për të ndjekur mesazhin e Krishtlindjeve i cili thotë të mbizëtrojë “Paqe në tokë dhe vullnet i mirë mes njerëzve”.
 
“Këtë vit Krishtlindjet festohen në një kohë pasigurie të madhe, frike dhe vuajtjesh njerëzore të shkaktuara nga luftërat, krizat dhe padrejtësitë sociale. Sfidat nuk i kalojnë as qytetarët e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht ata më të cenuarit mes nesh. Si një komunitet i besimtarëve, Kisha është thirrur të marrë pjesë aktive në ripërtëritjen e shpresës. Me solidaritet ndaj të cënuarve, me përkushtim për drejtësi sociale, me integritet personal, me respekt ndaj dallimeve", thuhet në urimin e Presidentit Penadrovski.
 
Kryetari i Parlamentari Talat Xhaferi ka shprehur dëshirën e tij që kjo festë të sjellë ngrohtësi, soliraditet në zemrat e njerëzve dhe t’i gjejë ata të bashkuar duke e respektuar njëri-tjetrin pavarësisht nga besimi.
 
“Të bashkohemi, të bëhemi kreatorët e ardhmërisë së sigurt për rininë tonë, për vendin tonë! Sfidat që qëndrojnë para nesh mund t’i tejkalojmë vetëm të bashkuar dhe unikë, me qëllim të qartë para vetes. Vetëm atëherë është i garantuar suksesi dhe arritja e përcaktimeve të nënvizuara për Republikën e Maqedonisë së Veriut të suksesshme, të përparuar dhe evropiane! Paçi jetë, shëndet dhe paqe! Gëzuar festa e Krishtlindjes” thuhet në urimin e Kryetarit të Kuvendit Xhaferi. 
 
Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski ka uruar festën e madhe të krishtëlinjeve duke thënë se Lindja e Krishtit simbolizon fillim të ri, i cili hap mundësi të reja për t’u qasur veprave të reja dhe më të mira që do të sjellin të mira për të gjithë.
 
“Të gjithë besimtarëve ortodoks dëshirojë t’ua urojë festën e madhe të Krishtëlindjeve, respektivisht lindjen e Krishtit, dëshirojë tu urojë të kenë shëndet, fatë, dashuri paqe në shtëpitë e tyre dhe si besimtarëve ortodoks u bashkuan në këtë fest të madhe, poashtu dëshirojë që të gjithë qytetarët tanë të bashkohemi për ndërtimin e një shteti të lumtur dhe të begatë“, u shpreh kryeministri Dimitar Kovacevski.
 
Edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ka uruar festën e krishtëlindjeve duke dëshiruar shëndet, sukses, lumturi dhe durim gjatë gjithë vitit, sepse siç thotë ai, ky vit do të jetë vit i ndryshimeve të mëdha pozitive për vendin.
 
“Të gjithë atyre që festojnë Lindjen e Krishtit u dëshirojë dhe u urojë Krishtlindjet, fillimisht duke pasur shëndet dhe fat ndërsa më pasë të kenë mençuri dhe durim. Poashtu të gjithë qytetërve të tjerë u urojë festat e fundvitit ku çdo gjë që ata dëshirojnë do tu plotësohet dhe festat fundvitit  t’i kalojnë në paqe dhe mirëqenie. Gjatë periudhës që vjen na presin sfida të mëdha për qytetarët dhe shtetit, na pret vit i ndryshimeve, ku ky vit do të shënojë lëvizje të mëdha që do të nënkuptojnë prosperitet, mirëqenie dhe sukses”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.
 
Mesazhe të ngjajshme uruese për të pasur shëndet, begati dhe lumturi tek çdo secili qytetarë sot kanë dërguar edhe përfaqësues të tjerë të egzekutivit, të partive të tjera politike si dhe përfaqësues të pushtetit lokal. 
 
REXHEP QAMILI