Maqedoni

Kumanovë, tregu pas 15 vitesh me saldo pozitive

07.01.2024 16:59

NP "Tregu" në Kumanovë në 15 vitet e fundit, vitin e përfundon me saldo pozitive...

Këtë e pohon, Gëzim Kadriu , drejtor i kësaj ndërmarrje kumanovare. Ai gjithashtu paralajmëroi se së shpejti pritet edhe fillimi i ndërtimit të tregut të ri bashkëkohor nē Kumanovë, për çka paraprakisht pritet leja nga Ministria për transport dhe lidhje. 
 
“NP “Tregu”, ka qenë realisht ndërmarrje me problem të shumta financiare mundemi të konstatojmë se sipas raporteve financiare ka qenë e falimentuar. Unë e pranova me dëshirën më të madhe për tu treguar jo vetëm të punësuarve por edhe opinionit se kur ka vullnet, profesionalizëm e sinqeritet në punë mund të arrihet dhe ndryshohet gjithcka, dhe ja sot me kënaqësi mund të them se NP”Tregu” duke qenë një ndërmarrje 15 vite me humbje duke punuar, për herë të parë nga një ndërmarrje prej të gjitha atyre që paraqiteshte humbësi më i madh, sot për here të pare NP”Tregu” shënon raporte positive financiare dhe është një ndër ndërmarrjet më të suksesshme në nivel komunal”, u shpreh drejtori i NP "Tregu" Kumanovë, Gëzim Kadriu.
 
Drejtori Gëzim Kadriu gjithashtu. A njohtoi se si rrallë në ndonjë ndërmarrje tjetër në NP  "Tregu" madje mbi 60 përqind e të punësuarve janë të përkatësisë nacionale shqiptare, 35 përqind të asaj maqedonase dhe 5 përqind të nacionaliteteve tjera.
 
“Realisht ndarjen të cilën po e kërkoni është si vijon, 60 përqind e të punësuarve janë shqiptar, 35 përqind e të punësuarve janë maqedonas dhe 5 përqind janë të nacionalitetit rom, kjo pra është përbërja etnike e të punësuarve në NP ‘Tregu’”, theksoi Kadriu.
 
Drejtori Kadriu gjithashtu na njohtoi se në tregun në Kojnare me mjaft sukses është duke punuar tregu i gjësendeve të vjetëra, ndërsa ai i kafshëve nuk punon për shkaqe shëndetësore në bazë të rekomandimeve nga ministria përkatëse përshkak të gripit të derrave.
 
FATLUM AQIFI