Maqedoni
Fotografitë dhe albumet, teknologjia i ka nxjerrë nga përdorimi
07.01.2024 18:27
Albume fotografike shumë rrall gjenden në shtëpi dhe ato që janë...

Albume fotografike shumë rrall gjenden në shtëpi dhe ato që janë, janë të prindërve ose gjyshërve tonë, pasi teknologjia ka humbur rëndësinë e fotove të printuara. Çastet e bukura familjare tani më i fotografojmë me telefon që shpesh ndodhë që t’i humbim të gjitha me humbjen të telefonit.
Për qytetarët teknologjia ka shkatrruar gjithcka, ndërsa një prej tyre thotë se para 40 vitesh ka bërë albumin e fundit.
“Ka pesë vite. Sigurisht nuk është si më parë,teknologjia ka arrtirur shumë dhe ato bien poshtë dhe punojnë me teknologjin e re”, u shpreh qytetari.
“Ka katër dhjetë vite. Teknologjia ka prishur gjithcka ka prishur edhe njërzimin”, theksoi qytetari.
“Kjo është një studio ku qytetarët mund ta shfrytëzojnë për tu fotografuar, por, siç edhe po shihet prapa meje kjo studio por jo vetëm kjo por edhe tjerat në qytetin e Tetovës për shkak të teknologjisë së lartë këto studio punojnë vetëm në kohën e dasmave por edhe për të fotografuar ndonjë person për vizë punë në shtetin gjerman”.
Digjitalizimi ka shkatrruar gjithcka tha fotografi tetovar Tahir Abdullahu. Sipas tij sot fotografia ka humbur vlerën.
“Ky digjitalizim jo që e ka shkatruar fotografin por edhe e ka humbur.Nuk ka fotografi që ishte një kohë që i vendosnin në albume dhe i rruajshin.Sot më digjitalizimi ka prishur çdo gjë, digjitalizimi e ka humbur fotografinë jo që nuk ka por nuk bëhen më. Ne për momentin jetojmë nga dasmat dhe ato nuk i bëjnë fotografit i vendosin në USB-i ose DVD-i dhe fotografi letër ka shume pak. Ne fotografojm eventualisht deni vizë kurrë vjen njerzit që është në modë të largohen njerzit e bëjm fotografim vize.Fotografia më nuk ka vlerë”, u shpreh fotografi Tahir Abdullahu.
Abdullahu, fajson pak edhe institucionet që sipas tij, kohë më parë fotografonin qytetarët për dokumentet personale,ndërsa sot të njejtat i bëjnë institucionet.
VISAR SADIKI
