Botë
Lufta Izraelito-Palestineze, sinjale se po përfundojnë luftimet e mëdha në Gazë
07.01.2024 18:49
Zyrtarët e ushtrisë izraelite kanë thënë se kanë përfunduar luftimet e mëdha ushtarake...

Zyrtarët e ushtrisë izraelite kanë thënë se kanë përfunduar luftimet e mëdha ushtarake në Gazën Veriore dhe se kanë shkatërruar sipas tyre, infrastrukturën ushtarake të Hamasit.
Sipas Telaviv zyrtar, forcat izraelite do të vazhdojnë të përforcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse përgjatë pikës kufitare me Izrael - Gazë, ndërsa fokusi i ushtërisë izraelite është në pjesën qendrore dhe jugore të teritorit.
“Qeveria në krye me mua urdhëroi ushtrinë që të futet në luftë për ta shkatëruar Hamasin, ti kthejë pengjet tanë dhe të sigurojë që Gaza asnjëherë të mos jetë kërcenim për Izrelin. Nuk duhet të ndëpresim luftën derisa nuk i arrijmë të gjitha këto qëllime”, u shpreh kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Sulme të reja në Ukrainë, plagosën dhjetra qytetarë civil
Në ndërkohë sulme të reja kanë vazhduar edhe në Ukrainë. Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se Rusia ka lëshuar 28 dronë dhe tri raketa të tjera lundruese gjatë mbrëmjes e së shtunës, ku si pasojë e sulmeve 12 persona janë plagosur në qytetin Dnipro.
Sulmet e vazhdueshme ajrore janë tregues i qartë se Rusia nuk e ka ndërmend të ndalojë së shënjestruari i infrastrukturës civile ukrainese, thonë përfaqësues të ushtrisë ukrainese duke bërë të ditur se mbrojtja e tyre ajrore ka arritur të shkaërojë rreth 21 deri më 28 dronë rusë.
Tensione midis Koresë së Jugut dhe të Veriut, K. e Jugut akuzon Veriun për gjuajtje më artileri
Koreja e Jugut akuzon Veriun për gjuajtje më artileri për të tretën ditë radhazi, ndërsa motra e liderit të Kores së Veriut Kim Jong Jun tha se ushtria e tyre është e gatshme të reagojë edhe ndaj çdo provokim më të vogël nga Koreja Jugut.
Ushtëria e Koresë së Veriut ka bërë të ditur se ka dërguar të paktën edhe 60 predha të artilerisë pranë kufirit detar midis dy vendeve. Ky njoftim vjen një ditë pasi dy Koretë kryen stërvitje ushtarake në zonën e njëjtë afër kufirit detar mes dy shteteve.
REXHEP QAMILI
