Botë

Francë, rrëzimi i aeroplanit, bastiset shtëpia e pilotit

27.03.2015 16:44

Policia gjermane e ka bastisur shtëpinë e pilotit gjerman, Andreas Lubitz...

Policia gjermane e ka bastisur shtëpinë e pilotit gjerman, Andreas Lubitz, i cili të martën e rrëzoi aeroplanin e “Germanwings” me 149 persona të tjerë në bord në Alpet franceze, me qëllim që të mbledh të dhëna për të kuptuar për arsyen e veprimit të tij.
 
Zyrtarët gjermanë dhe ata francezë thonë se nuk ka kurrfarë shenjash se ai ka qenë terrorist, ndërsa fqinjët dhe të tjerët që e kanë njohur atë kanë thënë se ai asnjëherë nuk ka dhënë shenja të dëmtimit të vetës apo të të tjerëve.
 
Prokurori francez që po merret me rastin ka thënë se rrëzimin e aeroplanit nuk do e klasifikonte si sulm terrorist, por as si vetëvrasje.
 
“Nuk do e quaja vetëvrasje kur është fjala për një person që kishte përgjegjësi më shumë se 100 jetë njerëzish”- ka thënë prokurori i rastit, Brice Robin.