Incidenti në spitalin “8 Shtatori”, Kostov: Sulmuesi ka dëmtim akut psikosomatik
Një incident ka ndodhur mbrëmë në spitalin “8 Shtatori”....

Një incident ka ndodhur mbrëmë në spitalin “8 Shtatori”, ku një i punësuar është therur nga një pacient. Drejtori i spitalit, Hristijan Kostov, thotë se bëhet fjalë për një pacient të moshuar, i cili po trajtohet nga kardiomiopatia.
Sipas tij sulmi ndodhi kur tekniku mjekësor po jipte terapi. Pas ekzaminimit nga mjeku psikiatër u konstatua se bëhet fjalë për çregullim akut psikosomatik, potencon Kostov, duke theksuar se pacienti nuk kishte diagnozë psikiatrike të caktuar nga psikiatër specialist.
Ai thotë se i është dhënë qetësues dhe se pacienti do të del sot nga spitali.
“Ky pacient është me kardiomiopati dhe shpesh kurohet në spitalin tonë ku është është hospitalizuar disa herë. Sot gjendja e tij është stabile dhe do të lirohet. Ajo që dua të theksoj është se megjithëse plaga me thikë në gjoksin e teknikut tonë mjekësor nuk është kërcënuese për jetën, stresi që ai kaloi është me të vërtetë i tepërt. Në momentin e sulmit është thirrur menjëherë sigurimi dhe është thirrur policia. Edhe pse bëhet fjalë për çregullim akut psikosomatik, pacienti 77 vjaçar për një javë duhet të paraqitet te psikiatri specialist për kontroll.” – tha Drejtori i spitalit “8 Shatori”, Hristijan Kostov.
