Protesta të mëdha në Izrael, kërkohet largimi i Netanjahut dhe zgjedhje

08.01.2024 12:38

Mijëra njerëz po marrin pjesë....

Mijëra njerëz po  marrin pjesë, që prej orëve të para të mëngjesit  në një protestë kundër qeverisë së kryeministrit Netanjahu.

Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e parlamentit izraelit dhe kërkojnë largimin e Netanjahut dhe shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve.

Organizatorët e protestës deklarojnë se çdo shpresë që qeveria të ngrihej në nivelin e emergjencës është shuar dhe kjo është reflektuar në braktisjen e pengjeve dhe paaftësinë e saj për t’i dhënë përgjigjen e duhur Hamasit.

Prej 7 tetorit kryeministri Netanjahu dhe kabineti i tij ka qenë në qendër të kritikave të opinionit publik, për dështimin e parandalimit të sulmit të 7 tetorit, ku mijëra militantë hynë në Izrael dhe u  vranë qindra civilë të pafajshëm.