Tërmeti në Japoni, shkon në 160 numri i të vdekurve

08.01.2024 13:00

Ka shkuar në 160 numri i të vdekurve nga tërmeti....

Ka shkuar në 160 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.6 shkallësh në Japoni. Përpjekjet  vazhdojnë për të gjetur më shumë se 100 persona që janë ende të zhdukur.P

or moti i keq po i pengon ekipet e shpëtimit sepse  shiu dhe bora e dendur shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe shembje ndërtesash.

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në qytetet e goditura rëndë, Uajima dhe Suzu. Ndërkohë, numri i personave të zhdukur ka rënë nga 195 në pak më shumë se 100. Numri i të vdekurve është rritur nga 120 që u raportuan të dielën.

Ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime, përfshirë ushqime, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të lirojnë shtëpitë e tyre.

Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë të dielën se kishte dërguar rreth 6,000 trupa për të ndihmuar me misionin e ndihmës.

Ata shtuan se besojnë se ka ende njerëz të gjallë që kanë nevojë për shpëtim dhe u zotuan të vazhdojnë operacionet e tyre për shpëtimin e personave nën rrënoja.