Incidenti në M-NAV, të martën vendimi i qeverisë për drejtorët

08.01.2024 14:02

Të martën qeveria pritet të sjellë vendim...

Të martën qeveria pritet të sjellë vendim për shkarkimin e menaxhmentit të M-NAV. Ndërkohë sindikati i Kontrollit të fluturimeve ka paralajmëruar grevë, nëse nuk shkarkohen apo nuk dorëhiqen drejtorët.

Nga sindikati vlerësojnë se drejtorët është dashur të ofrojnë dorëheqje pas incidentit që ka ndodhur në M-NAV, për çka ka filluar proces gjyqësor. 

“Nëse drejtorët nuk shkarkohen nuk mbetet zgjidhje tjetër përveç mbylljes së qiellit mbi Shkup nga e mërkura (10 janar), mbi të gjitha për shkak të sigurisë së udhëtarëve”, thonë nga Sindikati i kontrollorëve të fluturimeve, nga i cili bëjnë të ditur se greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave.

Incidenti në M-NAV, VMRO: Kritika pushtetit për M-NAV

Lidhur me incidentin në kontrollën e fluturimeve ka reaguar edhe VMRO-DPMNE. Zëdhënësi partiak Naum Stoilkovski, krahas partive në pushtet ka kritikuar edhe gjyqësorin për mënyrën e trajtimit të këtij rasti.

“4 sulmuesit e organizuar nga BDI-ja nuk janë dhe Ministria e Puënve të Brendshme nuk e di se ku janë. Ata të BDI-së të dërguara në gjykatë u lëshuan pa paraburgim nga gjykatës i afërt i BDI-së. Prokuroi dhe gjykata e hedhin topin. Prokuroira Themelore këkron paraburgim për shkak të rrezikut të sigurisë së komunikacionit ajror, ndërkaq gjykata e BDI-së dëshmon për mospasje faktesh. I rrahuri është ndalur në kufi për arsye se për të ka pasur urdhëresë për arrest. Njëri nga sulmuesit duhej të ishte në burg për vepër tjetër por nuk është. Sulmuesi kryesor, funksionar i BDI-së nesër do të shkojë në punë në Kullën e kontrollorit ku janë të rrahurit dhe ata me bandë që erdhën për ti rrahur para katër ditësh.” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

BDI: Incidenti në M-NAV po na mvishet padrejtësisht

BDI në komunikatën me shkrim, thotë se incidenti në fjalë po tentohet ti mvishet padrejtësisht kësaj partie, ndërsa bëhet fjalë për incident mes kolegësh.

“Ngjarjet në M-NAV janë shqetësuese dhe trajtohen nga institucionet e shtetit me seriozitetin më të madh. Institucionet e hetuesisë duhet të zbardhin rastin me vendosshmëri,” kanë thënë nga BDI.

Lidhur me incidentin në M-NAV, Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, ka vendosur masa sigurie për katër persona.

Me vendimin e gjykatës nuk është pajtuar Prokuria Publike, sipas së cilës personat e përfshirë në incident mund të arratisen, mund të ndikojnë te dëshmitarët, ose mund ta përsërisin veprën. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)