Botë
Bangladesh, 10 viktima nga ikja në rrëmujë
27.03.2015 16:46
Së paku 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar sot gjatë një ikje në rrëmujë...

Së paku 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar sot gjatë një ikje në rrëmujë derisa shënohej një festë fetare hinduse në Bangladesh, raporton “Associated Press”.
Rituali vjetor i pastrimit në një lum rreth 20 km larg kryeqytetit Daka, mbledh mijëra hindusë jo vetëm nga ky shtet, por edhe nga India dhe Nepali fqinj.
Ikja në rrëmujë, sipas një dëshmitareje, u shkaktua pasi është përhapur një thashetheme se një urë e afërt është shkatërruar pas së cilës njerëzit kanë filluar të largohen me vrap dhe në panik.
