LSDM-VMRO, përplasje për rritjen e rrogave dhe pensioneve

08.01.2024 14:52

Në buxhetin e këtij viti janë paraparë....

Në buxhetin e këtij viti janë paraparë 160 milion euro shtesë për rritjen e rrogave, dhe 170 milion euro për pensione më të larta, kanë dekalruar nga LSDM.

Nga kjo parti thonë se është rirtur edhe rroga mesatare.

“LSDM e ka ritur rrogën mesatare në 39.000 denarë apo 630 euro. LSDM e ka rritur rrogën mesatare për 270 euro në krahasim me vitin 2016, kur arrinte në 360 euro. Me LSDM-në 630 euro me DPMNE-në vetëm 360 euro. Kjo është më tepër për të gjithë. LSDM i ka rritur rrogat në të gjithë sektorët. Në MPB, LSDM i ka rritur rrogat për 35% dhe janë paguar 6 rroga shtesë për punë jashtë orarit të punës. Në Mbrojtje një ushtar profesionist në kohën e DPMNE-së merrte rreth 22 mijë denar rrogë. Me LSDM-në në vitin 2022 rroga mujore e ushtarëve është rritur në mënyrë drastike dhe arrijnë në mbi 36 mijë denarë. Në vitin  2024 ushtari profesionist merr të ardhura prej 45 mijë e 979 denarë apo rrogë prej 35 mijë denarësh dhe rreth 11 mijë denarë për banim. Rrogat e NATO njësitit në vitin 2023 janë rreth 54 mijë denarë për ushtarë profesionist dhe edhe më shumë për gradat më lartë.” – tha Mile Taleski nga LSDM.

Por opozitarja VMRO-DPMNE thotë se LSDM po lavdërohet me rritjen prej 1000 denarësh për punëtorët, ndërsa për zyrtarët rritja është shumë më e lartë.

“Çdo ditë pushteti po lavdërohet me rroga më të larta për punëtorët. Dyftyrësia e LSDM-së shihet në atë se lavdërohet për rritje prej 1000 denarësh për punëtorët, ndërsa heshtë për rritjen e rrogave të zyrtarëve prej 400 eurosh, që është plotësim i rritjes së mëparshme prej 78%.” – tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM dhe BDI nuk e thonë të vërtetën kur thonë se inflacioni është rezultat i ndikimit nga jashtë, pasi ka 50% inflacion më të alrtë në vend nga ai në eurozonë. (Fitim Kryeziu, TVM2)