Ukrainë, 3 të vrarë dhe 30 të plagosur nga sulmet ruse

08.01.2024 16:07

Rusia i ka sulmuar rajonet e Ukrainës....

Rusia i ka sulmuar rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri, duke i vrarë së paku 3 persona, mbi 30 të tjerë janë plagosur, si dhe janë shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike, thanë zyrtarët ukrainas.

Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytet Kiev, janë lëshuar sirena për sulme ajrore. Kanalet vazhduese ukrainase thanë se rreth dhjetëra bombardues strategjikë rusë shkrepën raketa lundruese, përfshirë raketa hipersonike të llojit “Kinzhal”.

Ushtria ukrainase tha se i ka rrëzuar 18 raketa dhe tetë dronë të prodhuar nga Irani. Dy njerëz u vranë në Hmelnitski, ku së paku gjashtë shpërthime shkaktuan gjithashtu dëme në infrastrukturë, sipas administratës shtetërore të këtij rajoni.

Në Krivi Rig, guvernatori rajonal tha se një grua u vra nga raketat ruse.

Në qytetin Novomoskovsk në rajonin e Dnipropetrovskit, një autobus i vogël i transportit publik, i mbushur me udhëtarë, u rrokullis si pasojë e forcës së një shpërthimi.

Tri ndërtesa administrative, dy pompa karburanti dhe një ndërtesë banimi pesëkatëshe u dëmtuan.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus, Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën, tha se rreth 300 qytetarë janë evakuuar vullnetarisht nga qyteti i Belgorodit, pas sulmeve që Ukraina po i kryen matanë kufirit.