Vendimi për targat, Stano: Dëshmi se përparimi është i mundur

08.01.2024 16:34

Pas vendimit për targat mes Serbisë dhe Kosovës....

Pas vendimit për targat mes Serbisë dhe Kosovës, është parë se përparimi është i mundshëm, ka deklaruar Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, sipas të cilit puna reth dialogut Kosovw-Serbi, po vazhdon.

“Puna rreth dialogut po vazhdon dhe fokusi i kësaj pune është në zbatimin e asaj që është pajtuar në pranverën e vitit të kaluar në Bruksel dhe në Ohër. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi parë se përparimi është i mundshëm, meqë ditë më parë edhe Kosova edhe Serbia janë pajtuar rreth çështjes së targave për heqjen e regjimit të stikersave. Kjo është një dëshmi konkrete se përparimi është i mundshëm kur ka një vullnet të mirë. Ne shpresojmë se kjo do të vazhdojë edhe pasi të jetë krijuar Qeveria e re e Serbisë. Ne do të vazhdojmë të angazhojmë dhe të punojmë me partnerët që t’iu ndihmojmë atyre, sepse kjo është detyrë për ta dhe jo për ne për të zbatuar çdo gjë që është pajtuar. Pra ishin marrëveshje obliguese. Prandaj BE-ja dhe vendet anëtare të saj, presin që të dyja palët të procedojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.