Balluku, hekurudha Durrës-Prishtinë lidh shqiptarët

08.01.2024 17:07

Aeroporti i katërt nuk do të ndërtohet në Sarandë....

Aeroporti i katërt nuk do të ndërtohet në Sarandë, siç ishte planifikuar por në Gjirokastër. Ndërsa në Vlorë pritet që fluturimet e para të bëhen në pranverën e vitit 2025.

Sa i takon infrastrukturës Rrugore ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, njoftoi se këtë vit dorëzohen Unaza e Madhe e Tiranës dhe Rruga e Arbrit, ndërsa dy veprat e tjera tuneli i Llogarasë dhe Thumanë-Kashar, mbyllen në 2024 dhe do jenë me pagesë.

Nga ana tjetër qendra e monitorimit të trafikut do të kryejë një rol tjetër që ka të bëjë me akset që do të vendosen në sistemin e pagesës siç është rasti i Tunelit i Llogorasë dhe Korridori Blu”, - u shpreh Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Baypass-i i Tiranës dhe zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës janë dy projektet që pritet të nisin gjatë këtij viti.

Brenda vitit 2024 parashikojmë të hapim fazën e parë dhe ndoshta të dytë të zgjerimit që shkon nga Tirana në Vorë.  E para është Tiranë-Kthesa e Rinasit dhe e dyta nga kthesa Rinas-Vorë” - thekson Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në fushën portuale, në tetor 2024 do të hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, ndërsa në Durrës po avancojnë punimet për portin Turistik. (Luljeta Ndoka, TVM2)