Tetovë, qytetarët ankohen nga papastërtia e qytetit
Kontenjera të mbushura përplot me mbeturina....

Kontenjera të mbushura përplot me mbeturina, papastërti gjithë andej. Kjo është pamja në qytetin e Tetovës e cila nuk arrin të bëjë një zgjedhje, edhe pse nga 1 Janari menaxhimin me mbeturinat e ka marrë kompania Austriake- Sllovene.
Qytetarët nuk janë të kënaqur, me pastërtitnë e qytetit.
“Hiç nuk jemi, ka të shkojmë bërllok, në hallë. Ju premtoi qytetarëve se do e bënë qytetin e pastërt, por asgjë.”
“Pastërtia është katastrofë, nuk ka as një pastërti, asgjë.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Kjo është një mini deponi e krijuar në zemër të Tetovës, me njëherë pas sheshit “Iliria”. Siç mund edhe të shihni këta mbeturina nuk janë larguar me javë, ndërsa po kundërmon era e keqe.
Kasami: Problemi me mbeturinat do të zgjidhet
Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se të gjitha ndërmarrjet komunale kanë problem në nivel të shtetit dhe premtoi se ky problem do të zgjidhet me kompaninë e re austriake-sllovene, për çka kërkoi durim nga qytetarët.
“Po, unë kam besim të plotë se do të zgjidhet përfundimisht ky problem. Kjo nuk është vetëm në komunën e Tetovës, por të gjitha ndërmarrjet komunale janë para kolapsit, për shkak të qasjes që kanë pasur në pushtetin lokal dhe kanë në shumë komuna tjera. Ne kemi punuar të sjellim një invesitor austriak, dhe është një kompani serioze që menaxhon më shumë se katër shtetë të botës, në dhjetëra e dhjetëra qytete bënë pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave.” – u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ndërsa, puntorët e NPK-Tetovës, vazhdojnë edhe me tej të kenë probleme me rrogat, dhe ka të punësuar që largohen nga puna për shkak të kushteve jo të mira. (Visar Sadiku, TVM2)
