PSG numëroi deri në 9-të, Mbappe shënon rekord
08.01.2024 20:10
Skuadra e PSG-së, me lehtësi ka kaluar në 1/16 e Kupës së Francës....

Skuadra e PSG-së, me lehtësi ka kaluar në 1/16 e Kupës së Francës pasi në terren mysafir me 9:0 e mundën skuadrën e ligës inferior (6-të) US Revel. Kjo ndeshje në qendër të vëmendjes kishte Kylian Mbappe, që shënoi tre gola (16, 45, 48) dhe kështu u bë golashënuesi më i mirë i PSG-së në garat e kupës.
Mbappe në 25 ndeshje ka shënuar 30 gola, ndërsa deri më tani rekordin e mbante Francois M'Pele që kishte 27 gola.
Mbappe dy gola plus në Kupën e Francëës, i ka të shënuar në fanellën e Monacos. Kështu ai me gjithsej 32 gola, mban pozitën e pestë të renditjes së golashënuesve. Në krye të kësaj renditje janë Michel Platini dhe Delio Onnis që kanë nga 44 gola.
