Dorival Junior ulet në pankinën e Brazilit
Brazili ka zgjedhur trajnerin e ri....

Brazili ka zgjedhur trajnerin e ri të ekipit kombëtar të futbollit. Pas refuzimit që i bëri stolit trajneri italian Carlo Ancelotti (rinovoi me Real Madrid), Federata Braziliane e Futbollit ka vendosur t’ia besojë stolin trajnerit Dorival Junior.
Ai do të zërë vendin e Fernando Diniz, që ishte i përkohshëm në këtë detyrë prej 6 muajsh (6 ndeshje) dhe që u largua pak ditë më parë.
Njoftimi i emërimit të Dorival Junior erdhi pak më parë, me trajnerin që hoqi dorë nga detyra e teknikut të Sao Paolo.
Edhe klubi i Sao Paolo njoftoi lamtumirën e trajnerit, që tashmë do të drejtojë Seleçao, në vështirësi muajt e fundit.
“Ky është realizimi i një ëndrre, që u bë e mundur vetëm pasi njerëzit vlerësuan punën e kryer te Sao Paolo”, tha Dorival Junior.
“Tani nis një detyrë e ëvshtirë dhe kërkon mbështetjen e të gjithë tifozëve për të rikthyer Brazilin aty ku i takon”, tha trajneri i ri i kombëtares që Brazilit, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Seleçao, vit kur dhe zhvillohet botërori i ardhshëm.
